Bukë e skuqur

buke e skuqurPër 6 vetë
400 g miell
2 vezë
300 g djathë i bardhë i grirë
3 lugë djathë kaçkavall i grirë
1 filxhan vaj ulliri
pak piper
Përgatitja:
Përzieni në një tas vezët me 250 gr. nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
Servireni të ngrohtë.
Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..