Buke e embel

Perberesit :

-1 kg miell
-5 kokrra veze
-300 gr sheqer
-200 gr gjalpe i shkrire
-3 paketa maya te vogla 10g (30g)
-1 luge kafeje krip
-1gote uji me qumesht te vaket (200gr)
-1 kokerr portokalle te grire lekuren
-1luge kafe mastik te shtupur te prere (3gr)
-1 luge kafe mahlepi
-1 te verdhe veze per lyerjen nga siper para pjekjes

Pergatitja :

Marrim 250gr miellin ne fillim dhe i perziejme bashke me majane dhe qumeshtin e vaket dhe e leme ne nje vend te mbuluar te vije per 20 minuta.
Ne nje ene tjeter marrim vezet sheqerin kripen mastixen, mahlepin(shih foton) dhe miellin qe na ngeli i perziejme te gjitha bashke.
Marrim masen e pergatitur me perpara mbasi kane kaluar 20 minuta dhe i perziejme bashke e bejme nje mase te vetme.
Hedhim ngadale ngadale gjalpin e shkrire deri sa te na behet nje brume i bute.
E leme te mbuluar deri sa te vije dyfishi i brumit. Ne momentin qe brumi ka ardhur dy fish formojme forma te ndryshme (shih figuren). Marrim tepsin e lyejme me gjalpe dhe vendosim brumin e bere ne forma. Mbasi i kemi vendosur ne tave te gjitha format e bera e marrim dhe e fusim ne furre taven dhe leme deri sa te fryhen prape . Ne momentin qe brumi ka ardhur ne do te marrim nje te verdhe veze dhe i lyejme nga siper me nje furce guzhine.
I pjekim ne teperaturen 150 grade per 35 deri ne 40 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..