Bukë bananesh

Përbërësit 1:
2 filxhanë çaji miell
3/4 filxhan çaji sheqer
2 paketa vanilje
1 pecivë
të pjekura të cop. (sipas dëshirës)

Përbërësit 2:
3 banane të mëdha shumë të pjekura
1/4 filxhan çaji kos
2 vezë të mëdha
6 lugë gjalpë, i shkrirë e i ftohur

Përgatitja:
Furra duhet të jetë e ngrohur në 180 gradë celsius vendoseni zgarën në nivelin më të ulët.
1. Një tavë buke lyejeni me vaj.
2. Përziejini bashkë 5 përbërësit e parë.
3. Në një enë tjetër, shtypini bananet, shtoni kosin, vezët dhe gjalpin. Përziejini mirë me lugë druri.
4. Me kujdes shtoni përzierjen e bananeve te mielli dhe përziejini mirë derisa të përfitohet një brumë i trashë dhe me copëza.
5. Hidheni brumin në tavën e bukës dhe piqeni derisa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë. (rreth 55 minuta)
6. Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe pastaj mund ta hiqni nga tava në një enë për ta shërbyer.
7. Shërbehet e ngrohtë, me çaj, kafe ose si të doni.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..