Buding me rrush te zi

Përbërësit për 6 buding nga 100 gr secili:\120 gr ujë
-70 gr miell
-1 kg rrush i zi
-1 vanilje
-100 gr sheqer

I hiqni rrushit kërcejtë dhe kokrrat i lani ne ujë te rrjedhshëm. I vini ne një tenxhere te madhe me kapak e i zieni për 2-3 minuta. Hidhni ujin e i zieni dhe 15 minuta, sa te nxjerrin lëngun e tyre. I përzjenë ndonjëherë. I transferoni kokrrat e rrushit ne një site teli mbi një ene qe te kulloje shurupi i tyre.
Nga ana tjetër, përzjenë miellin, sheqerin e vaniljen. Hidhni sipër shurupin e rrushit qe kulluat. Përziejeni me shpejtësi dhe fuqishëm ketë mase ,qe mos te krijohen kokrriza. Ketë mase e kulloni përsëri ne site qe te mos kalojnë kokrriza. E vini ne një tenxhere ne zjarr te ulet dhe lëreni te zieje. Përziejeni me luge druri. Sapo masa te filloje te mpikset e te marre ngjyre lejla (mov), ndajeni ne 6 tasa individuale,afërsisht 100 gr secili.
I mbuloni budinget me celofan e i fusni ne frigorifer për 1 ore dhe atëherë do jene gati qe t’i shijoni. Art&fantazi ne kuzhine

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..