Buding me kakao dhe salce portokalli e shege

Perberesit

– 50 gr gjalp
– 50 gr miell
– 100 gr sheqer
– 0.8 l qumesht
– 100 gr kakao
– 150 gr biskota
– 4 veze
– 300 gr sheqer per karamelizim

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me bisht hedhim sheqerin me pak uje dhe e ziejme derisa te karamelizohet. E shtojme neper forma. Ne nje tenxhere tjeter hedhim gjalpin, miellin te cilin e skuqim pak dhe i shtojme qumeshtin duke e gatuar ne forme beshameli. E heqim nga zjarri dhe i shtojme kakaon, sheqerin dhe biskotat e thermuara. E perziejme duke i shtuar edhe vezet dhe e ndajme neper forma. E fusim ne furre per 30 minuta me 180 grade. Pasi ftohet, bejme pak salce me portokalle dhe shege te shtrydhura. I shtojme pak sheqer dhe mund ta trashim sipas deshires me niseshte. E vendosim ne pjate duke e dekoruar sipas fantazise.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..