Përbërësit:
-një dorë karkaleca
-një dorë domate të vogla
-1 thelb hudhër
-pak vaj ulliri
-kripë dhe piper të zi
-disa gjethe majdanoz
-disa feta bukë integrale ose bukë të zezë
Përgatitja:
Pastroni karkalecat dhe vendosini të tiganisen me pak vaj, hudhër të grirë dhe domatet e prera në mes. Kaurdisini së bashku për pak minuta, kriposini, shtoni piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. Hiqini dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë, thekni fetat e bukës, fërkojini paksa me hudhër dhe sipër vendosni karkalecat me domate. Shërbejini.