Brusketa me djathë dhe kastravec

Brusketa me djathë dhe kastravecPërbërësit
1/2 bagetë (bukë franceze)
1 kastravec
6 lugë çaji vaj ulliri
3 feta djathë
gjysmë lugë çaji lëng limoni
kripë
piper i zi

Përgatitja
1
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 280 gradë Celcius.
2
Prejeni bukën në feta mesatare dhe lyejini me anë të një furçe me dy lugë vaj ulliri. Vendosini në furrë të piqen për rreth 5 minuta.
3
Ndërkohë, në një tas të vogël shtoni vajin e ullirit të mbetur, djathin dhe lëngun e limonit.
4
Hidhni pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë që të përftoni një masë homogjene.
5
Largojeni bukën e pjekur nga furra dhe lyejeni secilën prej tyre me masën e djathit.
6
Mbi to vendosni disa feta kastraveci dhe spërkatini me pak kripë dhe piper të zi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..