Brusketa Italiane

Perberesit

feta buke te medhaja (mund te perdoren edhe feta buke te vogla)

-dy domate

-ullinj
-kerpudha nen vaj
-3 sardele nen vaj (jo peshk konserve)
-rigon

Gatimi

Lani domatet dhe i hiqni farat dhe ujin qe kane brenda. Me pas i prisni ne copa te vogla. Prisni ne copa te vogla edhe ullinjte, sardelet, kerpudhat dhe i vendosni ne nje ene. Tek ena shtoni rigon, pak kripe dhe vaj ulliri. I perzjeni mire dhe mos i prekni per 10 minuta (ne kete menyre marin shije me te mire). Merni fetat e bukes, i lyeni me pak vaj ulliri dhe rigon. I fusni ne furre te nxehur, 100° per 5-7 minuta (deri sa te behen pak krokant). I nxirrni nga furri dhe siper i vendosni perberesit qe pergatitet me pare.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..