Briosh (Brioche)

500 g miell I bardhe
50 g maja birre e fresket
1 lk sheqer
6 ls uje te vaket
50 g sheqer pluhur
10 g kripe
400 g gjalpe
6 veze
Format e Brioshit mund te pergatiten vete duke perdorur filxhane caji me te cilin I jepet forme letres se aluminit.

Pergatitja:
Ne nje tas te vogel hedhim 100 g miell. Shtojme majane e birres te perziere me sheqer te tretur ne 6ls uje. Perziehen te gjitha bashke dhe nese nevojitet mund te shtojme edhe pak uje tjeter. Brumi I formuar lihet menjane per pak kohe deri sa te dyfishohet vellimi I formuar.
Lihet gjalpi te zbutet dhe rrihet si krem. Shtohen ne ten je e nga nje vezet dhe perziehen mire. Kremi I pergatitur bashkohet me brumin e ardhur.
Ne nje ene tjeter hidhet pjesa e miellit qe mbeti (400 g), perziehet me sheqerin puder, kripen dhe ne fund me perzierjen e mesiperme. Brumi I pergatitur hidhet ne format e brioshit (8 cm diameter), sperkatet me pak miell dhe lihen serisht menjane ne nje vend te ngrohte deri sa vellii I miellit te dyfishohet.
Futen ne furren e ngrohur me pare 200 grade dhe lihen te piqen per 20 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..