Brinje qingji me patate dhe marsala

Përbërësit:
-12 brinjë qengji
-4 patate
-30 gr gjalpë
-1 qepë
-1 lugë miell
-2 dl marsala
-1 dl brodo
-Kripë, piper

Përgatitja:
Presim brinjët e qengjit dhe i bëjmë gati për t’i vendosur në tavë duke i lyer me miellin. Presim patatet në kubikë të mëdhenj, qepën, dhe ia shtojmë tavës ku kemi hedhur edhe gjalpin. 20 minuta pas pjekjes shtojmë marsalën dhe pak brodo. Ndjekim vazhdimisht pjekjen dhe, kur të nevojitet sërish, vazhdojmë të shtojmë nga lëngu derisa pjekja të përfundojë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..