Brinjë qengji

Brinjë qengjiPërbërësit:

– 8 brinjë qengji
– 500 g patate
– 300 g e zemra angjinare
– 150 gramë e kërpudhave
– 1 qepë
– 80 g gjalpë
– 3 lugë majdanoz i copëtuar
– 2 lugë vaj ulliri
-kripë dhe piper

Përgatitja:

U hedhim kripë dhe piper brinjëve të qengjit i vendosim menjanë.

Pastrojmë patatet, pastrojmë angjinaren. Pastroni kërpudhat, presim imët qepët. Gatuajmë patatet (5 minuta në një tenxhere me presion ose 15 minuta në ujë të vluar të kripur).

Ndërkohë, shkrihet gjalpi 15 g në një tigan, i shtojmë fetat e kërpudhave të skuqura me parë në gjalpin e nxehtë, shtoni kripë dhe piper dhe një lugë gjellë majdanoz copëtuar. Përzieni dhe lëni mënjanë.

Kulloni patatet dhe i lini të thata, ndërkohë i hidhni në një tavë të ulët, të gjerë duke i shtuar 20 g gjalpë dhe një lugë gjelle vaj.

Shtoni kërpudhat dhe angjinaren, duke i rrotulluar me kujdes për disa sekonda, i shtoni majdanoz të grire, kripë dhe piper.
Shto brinjët e qengjit dhe vendosini në furrë e nxehur në temp. të lartë (3-5 minuta e gatimit në çdo anë 1).

Vendosni brinjët e qengjit në pjatë të rrethuar me patate, ndërsa kërpudhat dhe zemrat e angjinares në qendër. Mbi to preferohet të hidhet majdanoz të grirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..