Brinjë qengji me verë të kuqe

Brinjë qengji me verë të kuqePërbërësit:

– 12 brinjë qengji bashkë me kockën
– 1 gotë verë të kuqe të trashë
– 1 tufë e vogël me rozmarinë
– 1 gjethe dafine
– 4-5 rrushqe dëllinje
– piper i zi kokërr
– 30 gr gjalpë, miell i bardhë, vaj dhe kripë

Përgatitja:
Vëre verën e kuqe në një tenxhere të vogël bashkë me erëzat, me rozmarinën dhe me gjethet e tjera. Lëre të ziejë ngadalë mbi një zjarr mesatar për rreth 10 minuta, derisa vera e kuqe të ketë shkuar në mes. Lyeji me miell brinjët e qengjit dhe vëri të skuqen në gjalpë dhe në vaj mbi një zjarr të fuqishëm nga të dyja anët. Verën, pasi ta kesh filtruar, hidhe mbi brinjët e qengjit, hidhu kripë sipas dëshirës dhe shtoju pak piper të shtypur. Piqi në tigan edhe për 10 minuta të tjera, duke i kthyer herë pas here. Shërbeji me patate ose të skuqura.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..