Brinjë qengji me bajame dhe parmezana

Përbërësit:

*12 brinjë qengji,

*2 kupa miell,

*2 kupa vezë,

*1 kupë galeta,

*2 lugë gjelle dhiozmë,

*1 lugë gjelle rigon, gjysmë kupe bajame të grira, ½ kupe parmezana,

*1 lugë gjelle paprika, 3 lugë gjelle horseradish (shikoni foton), vaj për skuqje, kripë, piper

Brinjët e qengjit i spërkasim me kripë, piper dhe horseradish. Rrahim vezën me pak vaj dhe kripë. Përziejmë galetën me dhiozmën, parmezanën, bajamet dhe paprika.

I lyejnë brinjët fillimisht me miell, pastaj me vezë dhe në fund me galetën e përzier me erëzat.

I skuqim dhe pastaj i vendosim në letër kuzhine, që të thithë vajin e tepërt.

Brinjët e qengjit janë gati dhe kanë një shije fantastike.

Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..