Bredha me çokollatë dhe luleshtrydhe – ëmbëlsirë për Krishtlindje

bredh_ok_431222473Provojeni edhe ju, është shumë e këndshme dhe do t’u pëlqejnë shumë fëmijëve tuaj.

Në pjesën e bazës së këtyre ëmbëlsirave të vogla është keku me nutella, pastaj sipër tij vihet një luleshtrydhe me kokën nga sipër, zbukurohet e gjitha me marengë jeshile dhe sipër me sheqerka me xixa e me ngjyra.

Përbërësit :

120 g nutella
30 g gjalpë
4 vezë
180 g sheqer
5 pika esencë vaniljeje
200 g miell
1 lugë maja
200 g lajthi të grira
luleshtrydhe të mësha
marengë jeshile
xixa sheqeri

Përgatitja :

Hidhni vezët dhe sheqerin në një tas: përziejini mirë e mirë dhe shtoni nutelën, gjalpin e shkrirë, vaniljen, miellin, majanë dhe në fund lajthitë e grira. Lyeni me gjalpë një stampë drejtëkëndëshe dhe hidhni brumin brenda, piqni ëmbëlsirën për 30 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturë 180°C. Përgatisni ndërkohë marengën jeshile duke përdorur sheqer pluhur, të bardhë vezesh dhe ngjyrë ushqimore jeshile. Lani mirë luleshtrydhet, lërini mënjanë. Me një thikë ëmbëlsirash, prisni forma të vogla të rrubullakta e drejtëkëndëshe ëmbëlsirash. Vendosni sipër secilës prej tyre një luleshtrydhe me kokë sipër. Zbukuroni luleshtrydhet me marengën jeshile për t’i bërë si bredha, pastaj ngjituni sipër xixa sheqeri. Në fund vini një yll sheqeri në majë dhe ja ku u bë!

Burimi: living.al

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..