Bizele me pancete

Perberesit per 4 persona

450gr bizele te ngrira

50gr panceta te tymosur

1 qepe te njome

3 luge vaj ulliri

1 kubik koncentrate vici

kripe, piper

Pergatitja

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me uje dhe e mbajme gjithmone te ngrohte ne menyre qe t’ia shtojme bizeleve gjate gatimit atehere kur nevojitet. Lajme dhe presim holle qepen e njome dhe presim ne kubik panceten e tymosur.Kaverdisim me vaj ulliri qepen e njome dhe panceten derisa te marrin ngjyre te arte, me pas shtojme bizelet dhe i leme te gatuhen ne zjarr te avashem per disa minuta duke i perziere here pas here.I shtojme perberjes se mesiperme kubikun e koncentrates se vicit te therrmuar bashke me nje garuzhde uje te ngrohte dhe i leme ne zjarr te avashem pjeserisht te mbuluara me kapak derisa bizelet te zbuten dhe lengu te shterroje. I heqim nga zjarri, i rregullojme me kripe, piper dhe i servirim akoma te ngrohta

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..