Biskotat tipike për festat

biskotaPërbërësit:
-180 g gjalpë
-70 g bajame të qëruara dhe të bluara
-50 g sheqer
-2 të verdha veze
-210 g miell Përgatitja:

Përziejini shpejt të gjithë përbërësit derisa të përftoni një top brumi dhe lëreni në një vend të ftohtë për rreth një orë. Shtrojeni brumin në trashësinë një centimetër, përpara se ta prisni në forma gjysmë hëne. Vendosini të gjitha biskotat e papjekura në një tavë të lyer më parë me vaj dhe piqini në furrë me temperaturë 200 gradë, për rreth dhjetë minuta. Më pas lërini derisa të marrin ngjyrë kafe të lehtë. Përziejeni sheqerin pluhur me vaniljen dhe hidhuani sipër biskotave.
Plus “Weihnachtsstern” (“ylli i Krishtlindjes”): Biskota në formë ylli, të mbushura me reçel. Rumkugeln (ëmbëlsirat me rum): Meqenëse përdorimi i rumit është shumë i përhapur në kuzhinën austriake, mund të gjesh një shumëllojshmëri ëmbëlsirash për Krishtlindje që përgatiten me rum. Në këtë rast, rumi është përbërësi kryesor. Përzierja e çokollatës, rumit dhe arrës së kokosit të bluar, nuk ka domosdoshmërisht lidhje me Krishtlindjen.
Ëeihnachten stollen (Keku i Krishtlindjeve): Ky kek, i cili hahet gjithashtu gjatë sezonit të Krishtlindjeve, përgatitet me fruta të thata, erëza dhe mbulohet me sheqer pluhur.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..