Biskotat patkua kali

Përbërësit:
380 gr miell,
120 gr niseshte,

150 gr sheqer pluhur,
1 vezë,
120 gr margarinë,
60 gr gjalpë,
esencë vaniljeje,
çokollate për të lyer majat.
Pergatitja:
Përgatisim brumin, duke perdorur gjithë përbërësit perveç çokollates dhe e lëmë 20 minuta në frigo. Pas kësaj, i bëjmë si shkopinj duke e marrë pak nga pak dhe u japim formen e patkoit. I vendosim në tavë ku kemi shtruar letër furre dhe i shtypim lehtë me gisht. I pjekim në 180° për rreth 10-15 minuta. Ndërkohe shkrijmë çokollaten në banjo mari dhe më pas lagim bishtat e biskotave. Sipas deshirës, mund të shtojmë pak kakao në brum dhe majat t’i lyejmë me çokollate të bardhë. Natyrisht, biskotave mund t’u japim dhe forma të tjera.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..