Përbërësit:
-3/4 filxhan çaji gjalpë i zbutur,
-3/4 filxhan çaji sheqer,
-1 vezë,
-1/2 lugë çaji esencë bajame, ose vanilje,
-2 filxhanë çaji miell për çdo përdorim,
-¼ filxhan çaji arrë kokosi (e bluar) – gjendet e gatshme në çdo supermarket,
-1/4 lugë çaji kripë,
-1/4 lugë çaji pluhur pjekje (baking soda) ose sodë buke,
–
-2 lugë gjelle, lëng i kuq i përftuar nga luleshtrydhe dhe panxhar i freskët
-lëng i gjelbër – i përftuar nga kivi dhe spinaq
-2 lugë gjelle, kokrra të vogla çokollatë (rrush i kuq i thatë ose boronica).
Përgatitja:
Përziejmë përbërësit(miell, pluhurin e arrive të kokosit, sheqer, kripë, sodë). Shtojmë vezët me gjalpin dhe esencat dhe përftojmë një masë të lëngshme, të cilën e shtojmë te mielli i përzier. Kështu kemi një masë brumi të fortë si për biskota. Masën e brumit e ndajmë në 3 pjesë në këto raporte – 30% për ta bërë të gjelbër, 10% për ta lënë të bardhë dhe 60% për ta bërë të kuqe. Për brumin e gjelbër shtojmë lëngun e gjelbër dhe dy lugë gjelle miell. Për brumin e kuq shtojmë lëngun e kuq dhe dy lugë gjelle miell. Hapim brumin e bardhë në formë drejtkëndëshe në përmasa 15cm me 6cm dhe i vëmë në mes brumin e kuq, rrotulluar në formë cilindrike me gjatësi 6cm. Kemi përftuar një cilindër të kuq në mes me një shtresë të bardhë sipër. Presim cilindrin në rrathë prej ½ cm dhe çdo rreth e ndajmë përgjysmë, duke përftuar kështu gjysmëhëna ose feta shalqi. Vëmë në mes te pjesa e kuqe kokrra të vogla çokollate ose të frutave të thata, që të na kujtojnë farat e shalqirit. E pjekim në furrë me 170 gradë për 6-8 minuta ose deri sa të jenë pjekur, por pa marrë ngjyrë kafe.