Biskota ylberi për fëmijët tuaj!

BiskotaPërbërësit:
– 300 gramë miell
– ½ lugë gjelle sodë buke
– 150 gramë gjalpë
– 250 gramë sheqer
– Dy vezë

– 200 gramë karamele me ngjyrë
Përgatitja: Së pari e përzieni miellin me sodën e bukës në një tas. Pastaj, e kombinoni sheqerin me gjalpin e shkrirë në një tas tjetër. I shtoni vezët bashkë me sheqer dhe i përzieni mirë. Gradualisht e hidhni miellin dhe e bëni gati brumin. Pastaj, i shtoni karamelet dhe e përzieni mirë. Krijoni topa të vogël nga brumi, e pastaj formoni biskota nga topat. Biskotat e fituara i futni në furrë me nxehtësi 170 gradë celsius për 10-15 minuta.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..