-200 g margarinë
-2 gota sheqer pluhur
-½ gotë me ujë të vakët
-30 gramë maja
-pak miell
-2 të verdha veze
Për mbushjen:
-2 gota me arra të shtypura
-1 gotë rrush të thatë
-1 lugë çaji kanellë
-1 lugë gjelle qumësht
-½ gote sheqer pudër
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë majanë në qumësht të vakët. Në një enë përzijmë margarinën me sheqerin pluhur, shtojmë pak miell dhe më pas majanë. Masës i shtojmë miell derisa të përfitojmë një brumë të butë dhe e lemë mënjanë për rreth 1 orë e gjysmë.
Ndërkohë përgatisim përbërësit që do t’i përdorim për mbushjen e biskotave.
Marrim fillimisht rrushin e thatë, të cilin e presim përgjysmë, shtojmë arrat e shtypura mirë, kanellën, sheqerin, qumështin dhe e përziejmë masën derisa të bëhet kompakte.
Nisim me hapjen e brumit. E ndajmë atë në topa të vegjël e më pas i hapim në forma të ndryshme sipas dëshirës (formë rrumbullake, katrore apo formë vezake)
Vendosim në mes mbushjen (një lugë) dhe e mbyllim brumin duke i dhënë dhe formën e dëshiruar. I vendosim biskotat e krijuara në tepsi dhe lart i lyejmë me të verdhën e vezës. I vendosim në furrë, të cilin e kemi ngrohur më parë në 200 gradë.