Biskota role

Biskota role Përbërësit:

Për brumin:
-200 gr. margarinë
-2 vezë
-Gjysmë gote e çajit vaj
-1 gotë e gjysëm e ujit sheqer pluhur
-Gjysmë gote e ujit niseshte
-1 pecivë (pluhur për pjekurina)
-1 sheqer vanille

Miell deri sa bëhet një brum i butë
Çokollatë për mbushje dhe sheqer pluhur për përsipër.

Përgatitja:
Së pari me të gjithë përbërësit formojmë brumin. E hapim brumin dhe e formojmë në formë katrore duke ja larguar skajet. Në fillim të petës i vendosim çokollatën ashtu të pa shkrirë dhe ngadale e bëjmë role. Presim në katrorka dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj. Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius. Kur i largojmë nga furra dhe para se t’i servirim, i spërkatim me sheqer pluhur.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..