Biskota me tërshërë dhe gjalpë kikiriku

Biskota me tërshërë dhe gjalpë kikirikuPërbërësit:

-1/2 filxhanë çaji sheqer,
-1/2 filxhanë çaji qumësht,
-pak kripë,
-3 filxhanë çaji tërshërë,
-4 lugë gjelle kakao,
-1/2 filxhanë çaji qumësht,
-1/2 filxhanë çaji gjalpë kikiriku.

Përgatitja:

Në një enë hidhni sheqerin, kakaon, qumështin. Vendoset ena në zjarr dhe kur të marri valën, largojeni nga zjarri.

Shtoni kripën, gjalpin e kikirikëve dhe ne fund tërshërën. Përzini mirë. Merreni brumin me lugë dhe hidheni mbi një letër alumini. Lërini të ftohen në frigorifer për disa orë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..