Për 20 biskota nevoiten:
- 225 g miell të pasitur ,
- 40 g sheqer të kuq ,
- 80 g rrush të thatë ,
- 2 lugë gjelle (30 ml) vaj luledielli ,
- 1 kokërr vezë ,
- 4 lugë gjelle (60 ml) qumësht.
Gatimi
1. Ngroheni furrën deri në 180 gradë C.
2. Në një enë hidhni miellin, sheqerin dhe rrushin e thatë.
3. Shtoni vajin, vezët dhe qumështin. Përziejini të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë e trashë
4. Ndajeni masën në pjesë të vogla, secila sa masa e një luge gjelle. Më pas vendoseni në një tavë të lyer me vaj.
5. Lërini biskotat të piqen për 12-15 minuta, derisa të marrin ngjyrë floriri të errët.
Biskotat e gatuara në shtëpi janë shumë më të shëndetshme se ato që blihen në dyqan, pasi përmbajnë më shumë fibër dhe më pak sheqer.