Biskota me rrush të thatë

Biskota me rrush të thatëFtohti veç sa ka filluar ndërsa tash është koha e çajit, biskotave dhe qëndrimit brenda. Këtë javë kuzhinieri Naser Gashi, sjell recetën e lehtë për gatimin e biskotave me rrush të thatë:

Këto janë përbërësit dhe mënyra e gatimit:
-sheqer pluhur 100gr
-gjalpë – 180gr
-rrush të thatë 25gr
-krip – 1 maje thike
-miell të grurit 200gr
-miell të kallamoqit/misrit – 50gr
-cimet – një maje thike

Përzieni me lugë të drurit gjalpin që e kemi lënë në temperaturë të dhomës apo e kemi zbut në mikrovalë, kujdes gjalpi nuk duhët të shkrihet, duhet të jetë si krem për fytyrë/duar) me sheqerin pluhur dhe krypë. Pastaj ia hudhim edhe dy llojet e miellit, rrushin e cimetin. I përziejmë deri në fund por pa e tepruar.
Këtë brum që e kemi përgatitur e bëjmë në formë të suxhukut duke e mbështjellë me folje të tejdukshme deri sa të hargjohet brumi. Këta ,,suxhukë” apo sallama si doni ju thoni, i fusim në frigorifer të forcohen. Kur të forcohen i nxjerrim, ua largojmë mbështjellësin dhe i prejmë sikur sallamën me një trashësi 5-6mm. I vëmë në një tepsi me letër për pjekje përfundi. I pjekim në furrë të nxehtë në temperaturë 165°C rreth 14 minuta.
Biskotat mund ti shërbeni me kafe, çaj, dhe mund ti fusni në një ambalazhë të bukur dhe t’i dërgoni si dhuratë.
Ju dëshiroj pjekje të këndëshme, argetuese dhe të sukssesshme!

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..