Biskota me petale thekre

Perberesit

*250 g petale thekre
*150 g gjalp
*3 luge miell integral (ose normal)
*1 luge kafe majà kimike (ose gjysem luge sod buke)
*lekuren e grire te nje limoni (vetem pjesen e verdhe)
*125 g sheqer
*2 luge aromash per panpepato (eshte nje miks aromash qe ka brenda kanelle, karafil etj), nqs nuk keni keto aroma i hidhni vetem kanellen.

Proçedimi

Ne fillim shkrini gjalpin me pak zjarr(nuk duhet te ziej).Vendosni ne nje ene te madhe petalet e thekres. Ne nje pjat rrihni pak vezet me sheqerin. Nuk duhet ti rrihni shume, duhet vetem te shkrijme sheqerin me vezet. Shtoni vezet te petalet e thekres, me pas shtoni gjalpin , miellin e perzjer me aromat,lekuren e limonit te grire, soden dhe i perzjeni mire me nje luge druri(ose me dor). Brumi nuk duhet te punohet shume, vetem sa te perzihen mire perberesit.

Lereni brumin te pushoj per 10 minuta dhe me pas filloni te pergatisni biskotat. Mbuloni me leter furri nje tepsi te madhe. Merni nga pak brum,i jepni forme te rrumbullaket dhe me pas i vendosni ne tepsi. N.q.s brumi ju ngjit neper duar atehere mbani afer nje ene me uje dhe lagni duart here pas here.

Pasi te keni mbaruar se pergatituri te gjitha biskotat dhe i keni vendosur ne tepsi, i shtypni te gjitha nga pak(duhet te marin formen e biskotave pasi ne furr nuk ulen, mjafton ti shtypesh pak me pllemen e dores). I piqni ne furre te nxehur 180° per 20-25 minuta (kur te marin ngjyre).

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..