Biskota me parmexhan dhe fruta arrore

biskota-me-parmexhan-dhe-fruta-arrore_hdPërbërësit:

* 1 gotë e gjysmë me miell
* 3-4 lugë me djathë parmexhan të grirë
* 1 lugë e gjysmë çaji pluhur
* gjysmë lugë çaji kripë
* 1 lugë gjelle piper i zi (i shtypur)
* 1 lugë e gjysmë me gjalpë të pakripur
* 2 lugë sheqer
* 3 vezë të mëdha
* 1 filxhan me fruta arrore, të copëtuar (fëstëkë, arra ose bajame)

Përgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën në 180 gradë C. Vendosni një tepsi pjekje.

Në një tas, përzieni së bashku miellin, kripën dhe piperin. Në një tas të veçantë, duke përdorur një mikser dore, përzieni gjalpin dhe sheqerin. Shtoni vezët në të njëjtën një kohë dhe përzieni mirë pas kësaj.

Shtoni djathë dhe njërën nga frutat arrore dhe përzieni përsëri, pastaj shtoni përbërësit e thatë, duke i përzier deri sa të bëhet një masë.

Ndani brumin në dy pjesë të barabarta dhe me shtrojeni petë në një gjatësi prej rreth 30 cm dhe gjerësi prej 4 cm. Vendosini pranë e pranë në tepsi.

Spërkatni petët me 3-4 lugët e djathit të mbetur dhe piqeni për rreth 30 minuta ose derisa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe të jetë e fortë po ta prekni.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta, ndërsa furrën mbajeni në 180 gradë C. Duke përdorur një thikë të mprehtë, prisni petët në pjesë rreth 3 cm.
Vendoseni përsëri në furrë dhe piqeni edhe për 5 minuta të tjera.
Ftoheni plotësisht para se ta shërbeni.

Biskotat, mund t’i ruani në një enë hermetike deri në një javë, ose në frigorifer deri në dy muaj.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..