Biskota me mjaltë

Biskota me mjaltëPërbërësit :

-Miell: 300 gr

-Kos: 80 ml

-Mjaltë: 100 gr

-Vezë: 2 kokrra + 1 të verdhë

-Gjalp i shkrirë: 80 gr.

-Sodë

Përgatitja:

Biskota me mjaltë përgatiten në dark dhe mund t’i ruani në një vazo qelqi. Në një enë përziejmë miellin me majanë, më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë. Pasi brumi është gati e vendosim në një qese kuzhine dhe e lëmë për 30 minuta. Më pas marrim gjysmën e brumit dhe e hapim me pec. Më pas petën e presim me forma dhe i vendosim në tavën e lyer me vaj. Pasi i kemi shtruar të gjitha biskotat, rrahim të verdhën e vezës dhe me një furçe i lyejmë biskotat. I pjekim në furrë për 20 minuta në 180 gradë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..