Biskota me limon

Biskota me limonPërbërësit:
-250g miell
-125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti
-125g sheqer
-1 vezë lëkura
-2 limonëve e grirë në rende

Për glasenë sipër:
– 1 e bardhë vezë
-220g sheqer pluhur +
-3 lugë kafeje lëng limoni fëstëkë pluhur për zbukurim

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°. Në robot përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhen si krem, shtojmë vezën, miellin dhe lëkurat e limonëve duke i përzier pa ndaluar. Hapim brumin me petës, u japim biskotave formën që dëshirojmë dhe i vendosim te tava e furrës, e veshur më parë me letër furre. I pjekim për 10-12 minuta. L

ëmë biskotat të ftohen dhe ndërkohë përgatisim glasenë: rrahim me rrahësin elektrik të bardhën e vezës me sheqerin, derisa të bëhen si krem homogjen, shtojmë lëngun e limonit dhe e rrahim akoma. Rezultati duhet të jetë një krem jo si borë e ngrirë.

Lyejmë biskotat me krem dhe i spërkasim sipër me fëstëkë pluhur ose fëstëkë në thërrime. Glaseja ngrin në ambient me kalimin e kohës, prandaj nëse nuk do ta përdorni në moment, ruajeni në një tas të mbuluar me letër plastike në kontakt direkt me të./Living/

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..