Përbërësit:
-200 gr miell
-200 gr gjalpë i butë në temperaturë ambienti
-100 gr niseshte
-100 gr sheqer pluhur
-6 vezë të ziera – vetëm e verdhat
-lëkura e grirë e 1 limoni bio
-pak kripë
-pak uthull
-krem lemon curd
Përgatitja:
1.Në robot përziejmë miellin, gjalpin, niseshtenë, sheqerin pluhur dhe të verdhat e vezëve në thërrime. Shtojmë kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe vazhdojmë t’i përziejmë në robot derisa të kemi si rezultat një brumë homogjen. I japim brumit formë të rrumbullakët dhe e lëmë të pushojë të mbuluar me letër plastike për një orë në frigorifer.
2.Pas kësaj kohe, brumin e punojmë pak me dorë mbi një sipërfaqe të sheshtë. E ndajmë më pas në topa të vegjël sa një kokërr arre, i vendosim te tava e furrës e veshur më parë me letër furre, shtypim me gisht çdo biskotë në mes për të krijuar një gropë të vogël dhe të thellë. I lëmë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas i pjekim për 12-15 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.
Kremi lemon curd:
-25 gr gjalpë
-1 vezë
-25 gr sheqer
-40 ml lëng limoni
-lëkura e ¼ limoni e grirë në rende
Tresim gjalpin në një tenxhere të vogël, shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe e lëmë në flakë të ulët duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve, derisa të trashet. E lëmë të ftohet. Kur biskotat dhe kremi të jenë ftohur plotësisht, i mbushim te gropat e krijuara me pak krem dhe i zbukurojmë me një frutë të freskët.