Biskota me korn flakes pa veze

Per rreth 24 biskota duhen:

125 ml mjalte,
150 gr gjalpe,
155 gr miell,
100 korn flakes,
1 pakete pluhur fryres.

Pergatitja:
Ne nje tenxhere veme gjalpin me copa dhe mjaltin e me zjarr te embel i bejme homogjen.E heqim nga zjarri.Perziejme perberesit e tjere dhe i hedhim mbi gjalpin dhe mjaltin e tretur dhe krijojme brumin. Marrim brumin me luge caji dhe i veme mbi leter furre, por jo shume afer njera-tjetres se hapen.I shtypim pak dhe i veme te piqen ne 180° per rreth 10 minuta e megjithate derisa te kene marre ngjyre te bukur. I leme te ftohen pak e pastaj i heqim nga tava. Sipas deshires, mund t’i lyejme dhe me cokollate te shkrire ne banjo mari.
Jane biskota shume te thjeshta, te lehta e te shijshme.
Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..