Biskota me gliko portokalli

Biskota me gliko portokalliPërbërësit:
* 2 kokrra vezë
* 120 g sheqer
* 130 ml vaj luledielli
* 1 bustinë vanilje
* 1 majë thike kripë
* 6 g sodë për ëmbëlsira
* 350 g miell (afërsisht)
* 200 g fruta të sheqerosura
* 100 g gliko portokalli ose gliko tjetër që keni
* 1 e verdhë veze për t’i lyer sipër Përgatitja:
LEXO EDHE
Biskota integrale me mjaltë pa vezë e pa gjalpë

Ndezim furrën në 160°C.
1. Përziejmë vezët me sheqerin në robot ose në tas me rrahësen elektrike për 2 minuta, shtojmë vajin, kripën dhe vaniljen pa ndaluar përzierjen e tyre. Shtojmë frutat e sheqerosura, glikonë e portokallit në copa të vogla, sodën me sitë
dhe miellin pjesë-pjesë derisa të përftojmë një brumë të butë e që nuk ngjit. Në tavolinë, me pak miell e punojmë brumin
dhe e ndajmë në shufra të gjata si bukë bagetë. I vëmë në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje, i lyejmë sipër me të verdhën e vezës me penel dhe me majën e thikës bëjmë prerje në formë kryqi në sipërfaqe.
I pjekim në furrë për 25 minuta. Më pas, I nxjerrim nga furra, i presim në feta 2 cm të trasha dhe i vëmë përsëri të piqen dhe për 10 minuta të tjera ose mund t’i konsumoni pa i pjekur për herë të dytë, por duke e zgjatur kohën e pjekjes së tyre edhe për rreth 10 minuta të tjera.
Ruhen për 1 javë në kuti me kapak nëse i keni pjekur 2 herë ose për 3-4 ditë nëse i keni pjekur vetëm një herë.
Biskotat mund të konsumohen edhe pa i pjekur herën e dytë, nëse i dëshironi të buta. Në këtë rast, është mirë të konsumohen brenda 3-4 ditësh, ndërsa nëse i piqni dhe herën e dytë, mund të konsumohen edhe pas një jave, të ruajtura në kuti me kapak.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..