Biskota macaroons

Biskota macaroonsPërbërësit për rreth 40 macaroons:
-5 të bardha vezësh
-200gr miell bajamesh (ose bajame të reduktuara në pluhur me mikser)
-220gr sheqer normal
-200gr sheqer pluhur
-50ml ujë
-1 lugë të vogël ngjyrues ushqimor pluhur
Për mbushjen:
Krem gjalpi, sipas recetës që e gjeni
Marmelatë nga fruta të ndryshme
Ndajmë në dy enë të bardhat e vezëve, pra rreth 75gr në njërën dhe 75gr në tjetrën. Në njërën enë shtojmë gjysmën e sheqerit pluhur dhe e rrahim përbërjen shumë mirë me ndihmën e mikserit derisa masa të rezultojë plotësisht kompakte dhe të mos bjerë nga ena.
Në një tenxhere hedhim sheqerin normal dhe ujin, i vendosim në zjarr të ulët pa i përzierë derisa shurupi të ketë arritur temperaturën 110-118°C. Në momentin e arritjes së kësaj temperature, ja shtojmë dalëngadalë pa ndaluar rrahjen vezëve me sheqerin pluhur dhe vazhdojmë rrahjen derisa kremi të jetë ftohur dhe të ketë marrë një ngjyrë të shndritshme. Shtojmë edhe ngjyruesin ushqimor që kemi zgjedhur dhe i përziejmë mirë.
Në një tas bashkojmë miellin e bajameve të situr me gjysmën e mbetur të sheqerit pluhur. I shtojmë gjysmën e mbetur të të bardhave të vezëve dhe i përziejmë mirë. Shtojmë edhe kremin e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë me shumë delikatesë, me shpatull nga poshtë- lart që masa të mos bjerë.

E hedhim këtë përbërje në një xhep pastiçerie dhe formojmë sfera të vogla të cilat i leme të pushojnë për 20-30 minuta në një tepsi të shtruar me letër furre. Gjatë kësaj kohe, sferave mund t’u bjerë pak volumi, por kjo është plotësisht normale.
I pjekim në furrë të para ngrohur në 136-140°C për rreth 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohë, i lëmë në furrën gjysmë të hapur për 2 minuta të tjera. I lëmë të ftohen, ndërkohë që përgatisim mbushjen.

Me ndihmën e një xhepi pastiçerie ose një luge të vogël, vendosim pak mbushje mbi një macaroons dhe e bashkojmë në formë sandwichi me një tjetër macaroons me shumë kujdes.
Përpara se t’i shërbejmë macaroons, këshillohet të rrinë një natë në frigorifer.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..