Biskota jafa

Biskota jafa Përbërja (për 12 biskota)

– 1 lugë marmaladë prej portokalli

-125 ml ujë të vluar

– 2 vezë

– 50 g sheqer

– 50 gr miell

– 200 gr. cokolladë për gatim

Ngroheni furrën në 180 oC, lyejni kallëpet mafin. Xhelin prejeni në copa të vogla dhe përzijeni me marmaladë dhe ujë të vluar – përzijeni derisa të shkrihet xheli. Masën derdheni në tepsi me një trashësi prej 1 cm, pastaj lëreni në frigorifer që të forcohet.

Për ta bërë biskotën tundini vezët me sheqerin derisa të fitohet një masë e ngjeshur. Shtoni miell dhe përziejeni mirë. Mbushini kallëpet mafine (ose në një tepsi për biskota, që është pak më e cekët se tepsia për kallëpet mafine). Piqeni rreth 10 min dhe lëreni të ftohet.

Preni nga brumi i ftohur 12 rrathë të vegjël dhe një nga një vendosini mbi biskotat e rrumbullakëta.

Cokolladën shkrijeni në avull dhe derdheni përmbi xhelin dhe biskotat.Biskotat dhe xhelin mund ta lini në kallëpe ose t’i radhisni në tepsi të mbuluar me letër pjekëse para se t’i lyeni me cokolladë.

Lërini të forcohen dhe pastaj mund t’i zbukuroni me arra të bluara e me fruta të tjera dekoruese.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..