Biskota çaji

Përmban:
4 gota uji miell; 1 filxhan çaji sheqer; 1 filxhan çaji gjalpë; 2 kokrra vezë; gjysmë lugë kafeje sodë; 1 filxhan kafeje kos ose ujë; 2 lugë gjellë arra të grira.

Përgatitja:
Ne një tas rrihen vezët me sheqer e gjalpë, pasi krijohet mase e njëllojtë, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet miell i situr dhe i përzier me pak sodë.

Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose në mungesë të formës pritet me gotë.

Biskotat vendosen në një tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra, lyhen më të verdhat e vezëve dhe sipër hidhen arra të grira holle.

Piqini për 8-10 min dhe ato do të jenë gati për t’u shërbyer.

Article Categories:
KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..