Birjan me paidhaqe qengji dhe perime

Birjan me paidhaqe qengji dhe perimePërbërsit:

6 paidhaqe qengji
300 gr. oriz
100 gr. bizele
2 kungulleshka
2-3 karrota
1 qep
2 speca
1 tufë majdanoz
pak kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
pak mëndër e thatë
2 thelpinjë hurdhër
600 ml. lëngë mishi
Përgatitja: Jepini një valë paidhaqeve sa për ti marrë lëngun që na nevojitet për zierjen e orizit.
Grini imët me mikser qepën, hudhërën dhe vendoseni të kaurdisen me pak vaj ulliri në një enë të përshtatshme dhe për furrë. Pastaj shtoni të gjitha perimet e prera në kubikë dhe kaurdisini së bashku. Veçmas skuqni orizin dhe bashkojeni te perimet. Përzijeni, rregulloni me kripë, piper, mëndër dhe majdanoz, sipër vendosni paidhaqet dhe shtoni 600 ml. nga lëngu ku ziem paidhaqet. Futeni në furrën e ngrohur më parë në 200° dhe lëreni derisa të jetë përtharë komplet dhe sipërfaqja është thekërisur mirë. Shtoni akoma majdanoz të grirë sipër dhe shërbejeni të nxehtë./Blitz.al/

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..