Biftekë pule në shampanjë

biftek-euml-pule-n-euml-shampanj-euml_hdPërbërësit:
* 4 copë, biftekë pule
* 200 gr kërpudha të freskëta
* 400 gr pasta
* 300 ml qumësht
* 100 ml shtalpë
* 100 ml shampanjë
* 30 gr sallam
* 50 gr gjalpë
* 2 lugë miell
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Copët e mishit të pulës i rrahim me çekiç druri dhe mbi çdo biftek nga të dy anët hedhim kripë dhe piper të zi. Biftekët i skuqim në vaj dhe gjalpë. Biftekët e skuqur i vëmë në enë qelqi rezistuese ndaj zjarrit, të cilën e mbulojmë me kapak.

Tiganin në të cilin skuqeshin biftekët, e kthejmë në zjarr, hedhim pak gjalpë dhe e vëmë miellin për skuqje. Pastaj, në tigan e shtojmë qumështin, duke përzier vazhdimisht me tel kuzhine. Pas një kohe, e shtojmë shampanjën dhe shtalpën. Hedhim kripë dhe piper të zi.
Pasi sosi e fiton dendësi në e duhur, tiganin e heqim nga zjarri.

Në zjarr vëmë një tigan tjetër dhe në të e vëmë gjalpin e mbetur. Në gjalpin e shkrirë e skuqim sallamin dhe kërpudhat e prera në copë të holla. I skuqim, duke i mbuluar me kapak, derisa të avullojë lëngu. Pastaj, këtë përmbajtje e shtojmë në tiganin me sosin me shampanjë, të cilin e kthejmë në zjarr.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me gjethe sallatë të gjelbër. Në pjatë vëmë një pjesë të sosit nga shampanja. Në sosin e mbetur në tigan i shtojmë pastat, i përziejmë dhe i vëmë në pjatë. Në fund, në pjatë i servirim biftekët e pulës.

Sipër hedhim lëngun të cilin e kanë lëshuar biftekët.
E zbukurojmë me degë kopri.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..