Biftekë danez

Perbersit:

* 800 gr mish viçi
* 200 gr sallam
* 400 gr kaçkavall
* 4 vezë të ziera
* miell
* 50 gr mustardë
* majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

Mishin e presim në copë për biftekë. Mbi biftekë hedhim kripë. Kaçkavallin e presim në feta. Fetat e sallamit i presim përgjysmë. I qërojmë vezët e ziera dhe i presim në rrathë. E grijmë majdanozin.

Biftekët i rrahim me çekiç druri dhe i lyejmë me mustardë. Në njërën gjysmë të biftekut vëmë dy copë kaçkavall, ndërsa mbi kaçkavallin, një copë vezë dhe mbi të një copë sallam. Mbi sallamin hedhim majdanoz.

Gjysmën e biftekut e rrahim përsëri me çekiç druri, pastaj edhe skajet. Biftekun e forcojmë me rrëmojca, që të mos derdhet përmbajtja nga brendia. Çdo biftekë, nga të dy anët, e kalojmë në miell dhe e vëmë për skuqje në vajin e nxehtë në tigan.

Në dy skajet e pjatës për servirje vëmë nga një fletë sallate jeshile. Ua largojmë rrëmojcat dhe biftekët danez i rendisim në pjatën për servirje.

Pjatën e zbukurojmë me copë karotash të ziera, patate dhe bizele. Mbi çdo biftek vëmë nga një rreth speci të kuq. Në mesin e pjatës vëmë një degë majdanozi.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..