Biftek tartarësh

Biftek tartarëshPërmbajtja:

* 400 g biftekë lope
* 2 të kuq të vesë
* qepë
* thelb hudhre
* filet sardine
* spec të kuq
* limon
* salcë, mustardë
* spec të kuq (piper)
* tranguj turshi
* piper i bardhë, kripë
* gjalpë

Përgatitja:

Mishin e pastrojmë dhe e ndajmë në copa me te vogla, e rrahim në dërrasë. Mishin nuk duhet bluar në aparatin për bluarjen e mishit, por ngadalë e copëtojmë.

Përbërësit tjerë të duhur i grijmë imtë mirë, limonin e shtrydhim mirë dhe të gjitha këto i vendosim nëpër vende të ndara.

Në një enë ovale i qesim të kuqtë e vesë, i shtojmë lëngun e limonit, një lugë mustardë dhe i përziejmë duke i shtuar vajin pikë-pikë derisa të formojmë majoneze të trashë.

Në këtë masë majonezi shtojmë gjysmën e mishit të përgatitur, të gjithë përbërësit dhe mëlmesat në masa sipas shijes suaj, dhe i përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëjtë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..