Biftek Rrole me Salcë Domateje e Verë të Kuqe

Këto biftekë rrole të shijshëm gatuhen me salcë domate dhe verë të kuqe. Ato shkojnë shumë me rizoto milaneze, ose patate të shtypura me hurdha .

Për 6 persona

  • 1 1/2  kundërfiletë e shtypur(rrahur), priteni në 12 feta të holla
  • 2 thelpinj hurdhë të grira hollë
  • 2 lugë gjelle rozmarinë të freskët
  • 6 feta të holla proshutë, të prera në gjysmë
  • 1/4 djath parmixhan zgare
  • 1/3 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë verë të kuqe
  • 1 karrotë, e grirë hollë
  • 1/2 qepë,e grirë hollë
  • 1 kërcell selino, e grirë hollë
  • 2 gota domatë të grira hollë
  • Kripë dhe piper
  • 1/4 gotë majdanoz I grirë I freskët

Shtypni secilin biftek në feta të holla. Spërkatini sipwr me hurdha të grira, rozmarinë të grirë dhe djath sipër. Mbuloji këto me një fetë proshutë, dhe rrotullojini e mblidhini e në fund vendosni një shkopinj dhëmbësh( stikadent) që të qëndrojë e mbledhur.

Ngrohni vajin në një tigan, dhe hidhni bifteqet e mbledhur, e lërini derisa të marrin një ngjyrë bojëkafe në të gjitha anët, rreth 3-4 minutash. Vendosini në një pjatë vecmas, dhe hidhni në tigan qepët karrotat dhe selinon. Gatuajini derisa të zbuten perimet. Shtoni verën, dhe gatuajini derisa të përgjysmohet. Shtoni domatet, kripën dhe piperin. Gatuani në zjarr të mesëm, derisa të shihni që salca ka filluar të trashet, për rreth 5 minuta. Hiqini shkopinjtë e dhëmbëve nga rroletë, dhe hidhini ato përsëri në tigan ku ndodhet salca. Shtoni majdanoz të freskët, dhe gatuajini derisa të jenë gati, rreth 3-4 minuta. Servirini të nxehta në një cep të pjatës sipas dëshirës.

Article Tags:
·
Article Categories:
Receta me mish viqi

Comments

Don't Miss! random posts ..