Biftek me pastë spirale

Perberesit

-4 biftekë viçi
– 4 speca të freskët
– 4 domate
– 750 gr pasta spirale
-1/2 lugë rigon
– vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

Sipër biftekëve hedhim kripë dhe piper të zi dhe i rrahim me çekiç druri. Në vajin e nxehtë në tigan i skuqim biftekët. Biftekët e skuqur i presim në copë të gjata.
Specat dhe domatet i presim në copë dhe i skuqim në tigan tjetër në zjarr. Grijmë mbi to piper të zi, hedhim kripë dhe rigon.

Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë i ziejmë pastat. Pastat e ziera i derdhim në kullojës. Pastat e kulluara i kthejmë në tenxhere. Pastaj, në tenxhere i shtojmë specat dhe domatet e skuqura. I shtojmë edhe biftekët e skuqur.

Me lugë sitë, marrim nga pastat spirale dhe i vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile dhe 3 sheri domate.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..