Nevojiten:
- 4 bërxolla nga 150 gr
- 2 lugë gjalpë
- 4 qepë të mëdha
- 1/2 lugë vegetë
- 2-3 fletë dafine
- 5 kokrra piper i shtypur
- ½ gotë verë e bardhë ½ gotë ujë,ose vetëm ujë me ½ lugë uthull
- 1 lugë niseshte
- krip,
- piper.
Përgatitja:
Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.
Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.
Niseshtja zbërthehet në ½ gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.
Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallatë.