Bërxolla sandviçi

BërxollaPërbërësit:

700gr mish viçi,

100gr proshutë,

100gr kaçkavall,

2 vezë,

100gr yndyrë,

galetë,

kripë,

piper,

1 limon.

Përgatitja:

Mishi pritet në bërxolla të holla.

Bërxollat shtypen lehtë me rrahëse kuzhine, lyhen me mustardë, hidhen kaçkavall në rende, proshutë e grirë imët, bashkohen dy nga dy dhe kështu krijohet sandviçi.

Pasi të kriposen, të piperosen, lihen të qëndrojnë afro një orë.

Ndërkohë tunden vezët dhe bëhet përgatitja e miellit dhe galetës së përzier me kaçkavall rende.

Pasi të përmillen bërxollat, kalohen në vezë të tundura me pak ujë, futen në galetë dhe hidhen në yndyrë të nxehtë për t’u skuqur nga të dyja anët.

Radhiten në pjatë ovale të nxehur, hidhet majdanoz i grirë hollë dhe zbukurohen me feta limoni.

Këto servohen me pure patatesh, pure spinaqi, oriz të zier, patate të skuqura, bizele etj.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..