Bërxolla patatesh me medaljone viçi

b-euml-rxolla-patatesh-me-medaljone-vi-ccedil-i_hdNevojiten:
* 1 copë e madhe mish viçi
* 150 g djathë krem
* 3 lugë gjelle pure domatesh,
* 8 fletë sallatë e gjelbër
* 2 domate
* 1 qepë e madhe
* 1 qepë e re
* 4 ullinj të zinj,
* 0,5 di vaj
* erëza të përziera, piper i zi

Për bërxolla nga patatet: 
* 2 vezë
* 400 g patate
* 1 pluhur për pjekje
* 150 g kaçkavall
* 2 dl vaj
* kripë

Përgatitja:

1. Mishi i viçit pritet në medaljone, rrahet me çekan dhe u shtohen erëza, piper i zi e kripë sipas dëshirës.

2. Fërgohen në vaj dhe pastaj nxirren nga yndyra.

3. Domatet dhe qepa priten në rrathë më të trashë, ndërsa qepa e re pritet në shkopinj.

4. Në enë të veçantë bashkohen djathi krem, pureja e domateve dhe erëza sipas shijes. Përzihen mirë.

5. Në 4 bërxolla nga patatet vendoset nga një fletë e sallatës së gjelbër. Lyhen me përzierjen e djathit krem dhe puresë së domateve, në secilën bërxollë vendoset nga një rreth domatesh dhe vendoset përmbi një medaljon mishi. Pastaj vendoset një rreth qepe, disa shkopinj të qepës së re dhe përmbi secilën bërxollë të mbushur, si kapak, vendoset bërxolla tjetër nga patatet dhe kaçkavalli.

6. Në mes të çdo bërxolle ngulet nga një rrëmojëse dhe mbi të vendoset një kokërr ulliri.

Bërxollat nga patatet: 
1. Patatet qërohen, priten në kube dhe zihen në ujë me kripë. Pastaj patatet shtypen dhe lihen të ftohen.

2. Shtohen vezët, pluhuri për pjekje dhe pakëz kripë, sipas shijes, dhe të gjitha përzihen mirë. Nga kjo përzierje formësohen 8 bërxolla. Fërgohen në vaj të nxehtë, në të dy anët, derisa të skuqen.

3.Në 4 bërxollat nga patatet vendoset nga pak kaçkavall i grirë. Furra nxehet në 150˚C dhe bërxollat nxehen pakëz, në mënyrë që të shkrihet kaçkavalli.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..