Bërxolla nga kërpudhat

Bërxolla nga kërpudhatPerberesit:
* 250 g kërpudha
* 2 vezë
* tul të thatë të një fete buke
* pak qumësht
* 1 qepë e vogël
* 2 thelpinj hudhre
* një tufë majdanoz
* grimca buke
* erëza, kripë, piper, vaj
* një lugë miell

Procedura:
Kërpudhat, qepa, hudhra dhe fletët e majdanozit të grimcohen sa më shumë që të jetë e mundur. Të fërgohen në pak vaj kërpudhat, të ftohen, t’u shtohen vezët, tuli i bukës i njomur në qumësht, erëzat bio, mielli, kripa, piperi, qepa, hudhra dhe majdanozi.

Të gjithë përbërësit duhet me dorë të përzihen mirë dhe të formësohen bërxollat, pastaj t’u hidhen grimcat e bukës dhe të fërgohen në vaj të nxehtë.

Mund të serviren me pire patatesh dhe sipas dëshirës edhe me sallatë.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..