Bërxolla ne furre

Përbersit 4 persona
-4 bërxolla lope
-100 ml shtalpë
-5 kastravecë turshi
-2 vezë të ziera
-2 thelpinj hudhër
-50 gr gjalpë
– 1 lugë kafeje piper i kuq
-2 lugë erëza të përziera
-150 gr kajmak
-2 lugë salcë domatesh
-1 pako pure
-300 ml qumësht
– vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi
I rrahim bërxollat me çekiç druri dhe hedhim mbi to erëza të përziera, kripë dhe piper të zi. Bërxollat i skuqim në vaj dhe gjalpë. Pastaj, në të njëjtën yndyrë e skuqim hudhrën e grirë. Hedhim piper të kuq, një lugë kafeje erëza të përziera dhe rreth 100 ml ujë.Në tigan, me rende i grijmë vezët e ziera. Pastaj, në tigan i kthejmë bërxollat e skuqura. E mbulojmë tiganin me kapak. Pas një kohe, bërxollat i kthejmë nga ana tjetër. E shtojmë shtalpën dhe kastravecët turshi, të prera në copë të holla e të gjata.Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin, e shtojmë kajmakun dhe hedhim një lugë kafeje erëza të përziera. Pastaj, e shtojmë pluhurin për pure. Përziejmë me lugë dhe e shtojmë salcën e domates. I grijmë bishtat e qepës së njomë dhe i shtojmë në tenxheren me pure.Në pjatën për servirje vëmë dy gjethe sallate jeshile. Sipër tyre e vëmë purenë. Në anën tjetër të pjatës i rendisim bërxollat shkallë-shkallë. Sipër vëmë nga përmbajtja nga tava.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..