Bërxolla me perime

ImagesPërbërësit :

-5 copa bërxolla gici të prera trashë;
-200 gr. kërpudha;
-2-3 karrota;
-1 qepë mesatare;
-1 koncentrat kërpudhe,
-1 koncentrat viçi;
-kripë, piper të zi;
-hudhër 4-5 thelpinj;
-piper djegës sipas dëshirës.

Përgatitja:

Bërxollat e gicit pasi i lajmë dhe i lëmë të kullojnë i lyejmë me kripë, piper të zi, me spec djegës dhe me hudhër të shtypur. Pas kësaj i vendosim në një enë të hapur dhe i lëmë në qetësi 20-30 minuta. Në një tenxhere me bazë të gjerë hedhim vaj ulliri, qepën e grirë, karrotat dhe kërpudhat e prera me thikë, i spërkasim me pak kripë dhe i trazojmë sa të pijnë lëngun e tyre, hedhim një gotë ujë dhe para se të valoj hedhim koncentratin e kërpudhës dhe viçit. Duke e trazuar lehtë, shtojmë bërxollat e përgatitura, e lëmë të ziej për një orë në zjarrë të  ngadaltë. Kontrollojmë nivelin e lëngjeve duke mos mbuluar plotësisht bërxollat. Në gjysëm të zierjes i kthejmë dhe kontrollojmë për kripë, piper.

Lëngjet që ngelen në fund të gatimit përdoren si salcë për bërxollat gjatë servirjes.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..