Berliner

Përbërësit:
500 gr miell, 40 gr sodë buke, 125 ml qumësht, 100 gr sheqer, 100 gr margarinë, 1 vezë, yndyrë për pjekje.
Përgatitja:
Mielli hidhet në një enë, në mes hidhet soda e bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, hidhet sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, përzihen edhe vezët, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.
Brumi i ardhur hidhet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe hollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta pritet në rrathë; shtrohet miell, hidhen petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.Në një tigan hedhim vaj të bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hidhet sheqer.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..