Bëjeni vetë limonçellon

f.0830185003651_mLimonçello më i mirë, i ëmbël dhe liker aq freskues, vjen nga ishulli Capri. Italianët e adhurojnë dhe e servojnë të ftohtë, zakonisht pas drekës së pasur ose krahas tortave me çokollatë.

Edhe ju mund ta bëni nëse keni limon. Ruajeni në frigorifer dhe domosdo shërbejeni me akull. Mund ta përdorni si shtesë për akullore, ndonjë kremi apo çajit të ftohtë, ndërsa shumë mirë kombinohet edhe me Martini.

Nevojiten: 
* 10 limonë
* 700 ml vodkë ose alkool të pastër
* 3.5 gota ujë
* 2.5 lugë sheqer

Përgatitja
Limonin lajeni mire dhe me thikë të mprehtë mirë qërojeni vetëm pjesën e verdhë të lëvores. Grimcojeni lëvoren dhe vendoseni në gotë. Lageni lëvoren me vodkë ose alkool të pastër dhe mbulojeni hapjen me letër. Lëreni të qëndrojë katër ditë në temperaturë të dhomës.

Në ujë shtoni sheqer dhe ziejeni rreth pesë minuta, derisa sheqeri të tretet. Shurupit të ftohur shtoni vodkë, pastaj shishen mbulojeni sërish dhe lëreni të qëndrojë edhe një natë. Më pas likerin e fituar qiteni në shishe dhe lëreni në frigorifer.

Këshillë shtesë: Pasi të keni larguar lëvoren, limonin shtrydheni dhe lëngun vendoseni në enë për akull. Në këtë mënyrë pas një ore do të keni limonadë.

Zgjidheni limonin me lëvore të hollë dhe lajeni me ujë të nxehtë dhe me brushë për pastrimin e perimeve.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..