Bavette me karkaleca deti

Përbërësit për 4 persona:
400 gr bavette,
250 gr karkaleca,

1 thelb hudhër,
½1 qepë,
I gotë lëng peshku,
2 lugë gjelle konjak,
1 gotë verë e bardhë,
5 lugë gjelle vaj ulliri.Bavette = lloj makaronash. Mund te perdorni edhe spageti!

Përgatitja:
Vëmë të ziejnë bavettet sipas instruksioneve të paketës e më pas i kullojmë.

Ndërkohë në një tigan të madh të nxehur hedhim vajin e ullirt, hudhrën dhe më pas qepën. Kur këto të kenë marrë ngjyrë të artë shtojmë kerkalecat e pastruar dhe të prerë në copa dhe i skuqim duke i përzier vazhdimisht.

Ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta sepse karkalecat e humbin shijen kur gatuhen gjatë.
Pasi bëhen karkalecat i shuajmë me konjak. Me ngadalë i shtojmë verën dhe lëngun e peshkut dhe i lemë të ziejnë derisa të krijojnë një masë homogjene.
Në fund shtojmë bavettet, i përziejmë mirë e i servirim të ngrohta dhe të zbukuruara sipas dëshirës.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..