Përbërësit:
– 450 gr bathë të thata
– 1 qepë
– 1 karotë
– 1 degëz selino
– 2 tufa çikore
– 2 thelpinj hudhër
– vaj ulliri
– spec i kuq djegës
– kripë e piper i zi
Përgatitja:
Lëmë bathët 2 orë në ujë, pastaj i kullojmë dhe i vëmë të ziejnë në një tenxhere së bashku me qepën, karotën e selinon duke u hedhur ujë aq sa të mbulohen. I lëmë të valojnë me zjarr të ngadaltë për 1 orë e gjysmë, me tenxheren e mbuluar me kapak duke i përzier herë pas here, derisa të shterojë uji dhe bathët të zbuten.
Ndërkohë ziejmë çikoren, e shtrydhim, e hedhim në një tigan dhe e kaurdisim me zjarr të fortë së bashku me thelpinjtë e hudhrës, vajin e ulliri e specin djegës. U shtojmë çikoreve kripë e piper të zi. Mbasi bathët kanë zier, heqim karotën dhe selinon nga tenxherja dhe zhytim përzierësin elektrik në bathët e ziera, derisa të formohet një pure e trashë, e ngjeshur. Shërbejmë çikoret të shoqëruara me purenë e bathëve, së cilës i hedhim pak vaj ulliri dhe piper të zi të sapobluar.